-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRivotimet e 22 majit/ Sërish rivotojnë 4.336 qyetetarë – Frontit Europian i...

Rivotimet e 22 majit/ Sërish rivotojnë 4.336 qyetetarë – Frontit Europian i rrezikohen dy mandate?!

Të mërkurën, më 22 maj, do të ketë rivotime në shtatë vendvotime në Njësinë e 5-të dhe të 6-të Zgjedhore. Kështu vendosi KSHZ-ja në seancën e fundit, njofton KlanM.

Vendimi për rivotim vjen pasi Gjykata Administrative i hodhi poshtë paditë e Frontit Evropian, I cili kontestoi shtatë vendimet e KSHZ-së për të shfuqizuar zgjedhjet për shkak të parregullsive.

Të mërkurën e 22 majit, në të shtatë vendvotimet, të drejtë vote, sic njofton KlanM, kanë gjithsejt 4.336 qytetarë.

Në Njësinë e 6-të Zgjedhore do të votohet vetëm në vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës.

Në këtë vendvotim të drejtë vote kanë 992 votues. Në zgjedhjet e 8 majit, sic njofton KlanM, votuan 48.29% e votuesve apo 479. Sipas rezultatit, VLEN fitoi 332 vota, Fronti Evropian – 134, LSDM – 4 kurse VMRO – 0 vota.

Në Njësinë e 5-të Zgjedhore votohet në gjashtë vendvotime.

Në Strugë votohet në vendvotimin 1848, ku janë të regjistruar 576 votues. Më 8 maj votuan – 64.06% apo 369 votues. Sipas rezultateve LSDM-ja fitoi 97 vota, VMRO – 175, Fronti Evropian – 21 kurse koalicioni VLEN – 20 vota.

Në Ohër votohet në vendvotimin 1272 me 711 votues të regjistruar. Më 8 maj, sic njofton KlanM, votuan 63.29% apo 450 votues. LSDM-ja fitoi 89 vota, VMRO – 236, Fronti Evropian – 6 dhe VLEN – 1 votë.

Votohet edhe në dy vendvotime në Krushevë, njofton KlanM.

Në vendvotimin 1194 ka 469 votues të rejistruar, kurse në zgjedhjet e fundit votuan 76.55% apo 359 votues. VMRO fitoi 268 vota, LSDM-84, kurse Fronti Evropian dhe VLEN – 0 vota.

Në vendvotimin 1202 shënohen 298 votues të regjistruar, kurse më 8 maj, sic njofton KlanM, votuan 35.23% apo 105 votues. LSDM-ja fitoi 56 vota, VMRO – 0, Fronti Evropian – 38 dhe VLEN – 7 vota.

Votohet edhe në dy vendvotime në Komunën e Dollnenit.

Në vendvotimin 1470 janë të regjistruar 658 votues, kurse në zgjedhjet e fundit votuan 56.23% apo 370 votues. LSDM-ja fitoi 18 vota, VMRO – 5, Fronti Evropian – 155 kurse VLEN – 183 vota.

Në vendvotimin 1470/1 janë 632 votues të regjistruar. Më 8 maj votuan 52.53% apo 332 votues. Fronti Evropian fitoi 148 vota, VLEN – 132, LSDM – 28 dhe VMRO – 17.

Me rivotimin në këto vendvotime cënohen dy mandate deputetësh për Frontin Evropian.

Në Njësinë e Pestë Zgjedhore, sic njofton KlanM, cënohet deputeti I katërt në listë, Ismail Jahoskit i Frontit Evropian që mund t`i kalojë LSDM-së, kurse në Njësinë e 6-të Zgjedhore, vendi i Fatmire Isakut mund t`i takojë koalicionit VLEN.

BDI-ja pas mbledhjes së të shtunës së Kryesisë Qendrore, sic njofton KlanM, paralajmëroi se qëndrimi lidhur me rivotimin në shtatë vendvotime do të ndërtohet së bashku me të gjitha partitë që përbëjnë Frontin Evropian. /TvKlan.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments