21.7 C
Tetovo
E shtunë, 28 Shtator, 2024
BallinaLajmeFronti Europian do të marrë pjesë në rivotim, thotë se do të...

Fronti Europian do të marrë pjesë në rivotim, thotë se do të mbrohet vota e lirë

Fronti Europian do të marrë pjesë në zgjedhjet e së mërkurës, për kur është caktuar rivotimi në shtatë vendvotime, në Llërcë të Zhelinës në një vendvotim, në Dollnen, në Krushevë, në Ohër dhe Strugë. Ky është vendimi i sotëm i mbledhjes së Kryesisë Qendrore të BDI-së, ndërsa ka patur zëra që Fronti Europian të bojkotojë votimin, pasi VMRO-LSDM dhe e ndihmuar nga VLEN-i, duan me çdo kusht t’ia marrin dy deputetë Frontit, një në Zonën 6 zgjedhore dhe një në Zonën 5 zgjedhore.

Në mbledhje, është diskutuar tentimi që dy partitë më të mëdha maqedonase dhe VLEN-i kanë për t’ia marrë pozitën Frontit si parti e dyta më e madhja në shtet dhe me këtë, të drejtojë disa institucione të rëndësishme që i mundësojnë ligjet.

Në mbledhje janë përsëritur akuzat se KSHZ po bën inzhenering zgjedhor, ndërsa do të merren të gjitha mekanizmat demokratik për mbrojtjen e votës së lirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments