Deri të enjten në vend do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me reshje të përkohshme të shiut. Nesër në disa vende reshjet do të jenë më të mëdha (mbi 20 l/m2), lokalisht më të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima. Siç informon DPHM, në ditët në vijim do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi juglindor (mbi 60 km/në orë).
Rritje e temperaturës pritet në fund të javës.