Ajo, në seancën e OKB-së, ka theksuar se këta persona po marrrin edhe të holla nga institucionet serbe.
“Personat e dyshuar për sulmin në Banjskë sillen lirshëm nëpër Serbi po vazhdojnë të marrin kontrata të mëdha financiare nga Qeveria e Vuçiçit”, ka thënë Osmani.
E para vendit përmendi edhe kosovarët që janë ndaluar në pikat kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë një ditë pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës u votua pro Kosovës.
“Një ditë pas një suksesi të Kosovës në KiE, Serbia eskaloi dhunën duke synuar qytetarët e Kosovës, duke u marrë dokumentat e duke i marrë në pyetje duke i lënë pa ushqim fëmijë dhe të moshuar. U burgos zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës duke i theksuar kështu përpjeket e Serbisë për t’i kërcënuar serbët e Kosovës”, ka thënë Osmani.