2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaKurioziteteKina shkaku, pse po ulet rrezikshëm numri i gomerëve në botë

Kina shkaku, pse po ulet rrezikshëm numri i gomerëve në botë

Kërkesa e Kinës për një ilaç tradicional të njohur si e-jiao po nxit therjen e miliona gomerëve çdo vit, thonë grupet e mirëqenies së kafshëve dhe ekspertët veterinar.

E-jiao, i cili prodhohet duke përdorur kolagjenin e nxjerrë nga lëkura e gomarit, është përbërësi jetik në ushqimin dhe produktet e bukurisë që besohet nga shumë konsumatorë kinezë se pasuron gjakun, përmirëson sistemin imunitar dhe parandalon sëmundjet.

Reuters foli me disa ekspertë, duke përfshirë veterinerë dhe akademikë, për të shqyrtuar se si kërkesa për e-jiao po lulëzon nëpër komunitetet në Afrikë, të cilat mbështeten shumë te gomari, dhe se si tregtia me lëkurën vazhdon të lulëzojë pavarësisht përpjekjeve të disa kombeve afrikane për ta kufizuar atë.

Tradicionalisht, e-jiao ishte një produkt luksoz. Ai u përhap në mesin e elitave gjatë dinastisë Qing që sundoi Kinën nga viti 1644 deri në vitin 1912. Popullariteti i tij është rritur në vitet e fundit pjesërisht për shkak të përdorimit të tij në serialin televiziv kinez “Empress in the Palace”, i cili filloi të transmetohej në vitin 2011. Rritja në kërkesa është nxitur gjithashtu nga rritja e klasës së mesme të Kinës dhe rritja e popullsisë së moshuar, raporton vizionplus.tv.

Çmimi i tij është rritur 30-fish në dekadën e fundit nga 100 juanë për 500 gram në 2,986 juanë (420 dollarë), sipas mediave shtetërore kineze.

Sipas një raporti të publikuar në shkurt nga The Donkey Sanctuary, një organizatë bamirëse britanike e përkushtuar për mirëqenien e kafshëve, industria e-jiao kërkon rreth 5.9 milionë lëkura gomari në vit, gjë që ka ushtruar presion të pazakontë mbi popullsinë globale.

Popullsia e gomerëve në Kinë ka rënë me më shumë se 80% në pak më pak se 2 milionë nga 11 milionë në 1992, duke bërë që industria e saj e-jiao të marrë lëkurat e gomerëve nga jashtë.

Bumi i konsumit për e-jiao ka çuar në uljen e ndjeshme të numrit të gomerëve në botë, thotë Lauren Johnston, një eksperte për marrëdhëniet Kinë-Afrikë, e cila botoi një studim në janar të vitit të kaluar të quajtur “Kina, Afrika dhe tregu për gomerët”.

Meqenëse Afrika ka popullsinë më të madhe të gomerëve në botë, ajo është shfaqur si burimi kryesor i lëkurës së gomerëve.

Gomari përdoret gjerësisht si një kafshë pune në të gjithë kontinentin, veçanërisht për transport, duke ndihmuar në luftimin e varfërisë. Kafsha çliron shumë gra dhe vajza nga disa punë të rënda fizike dhe punët e shtëpisë. Roli i tij thelbësor në shumë fshatra afrikanë bie ndesh me kërkesën e madhe për lëkurë gomari në Kinë, tha Johnston.

“Përveç rreziqeve të mirëqenies dhe furnizimit të gomerëve, pasojat për të varfrit ruralë në Afrikë – gratë dhe vajzat në veçanti – janë zemërthyese dhe në kundërshtim me qëllimet e zhvillimit të ndërsjellë”, tha ajo.

Therje dhe kontrabandë

Vetëm në Nigeri, dhjetëra mijëra gomerë theren çdo vit për shkak të kërkesës për lëkura, sipas Ibrahim Ado Shehu, një epidemiolog veterinar në kryeqytetin, Abuja.

Ndërsa qeveria e Nigerisë ndaloi eksportet e gomerëve në vitin 2019, therja ishte ende e lejuar. Gomerët sillen nga Nigeri fqinj – përtej kufirit verior – në një ditë tregu, shiten dhe i çojnë me kamionë në Nigerinë jugore, ku ata theren dhe lëkura eksportohet në Kinë, tha ai.

Bashkimi Afrikan – blloku rajonal prej 55 anëtarësh – tha në shkurt se kishte ndaluar therjen e gomarëve për lëkurën e tyre në të gjithë kontinentin. Hapi tjetër është krijimi i politikave nga Komunitetet Ekonomike Rajonale (REC) dhe shtetet anëtare për të udhëhequr zbatimin e rezolutës së Bashkimit Afrikan, tha Mwenda Mbaka, një veterinere dhe eksperte e mirëqenies së kafshëve me qendër në Kenia.

“Çdo qeveri që pranon therjen e vazhdueshme të gomerëve është në kundërshtim me ndalimin. Vende të tilla mund të censurohen përmes strukturave të krijuara për këtë qëllim nga REC dhe kornizat Kontinentale”, tha ajo.

Lëvizja u vlerësua gjerësisht nga grupet e mirëqenies së kafshëve dhe ambientalistët si një moment historik drejt mbrojtjes së gomerëve të Afrikës. Megjithatë, shumë thanë se zbatimi do të jetë sfidues dhe ekziston një rrezik i madh që tregtia ilegale të vazhdojë të bëhet. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments