Gjuajtje me armë ka pasur gjatë kësaj mbrëmje në Tetovë, transmeton TV21.
Kjo erdhi pasi pati atentat, i cili nuk rezultoi me pasoja në njerëz. Nuk raportohet as për të plagosur.
Policia gjendet në terren dhe po siguron vendin ku ka ndodhur krimi.
Ka bllokuar bulevardin “Ilinden”, ndërkaq deri më tani ka gjetur 5 gëzhoja plumbash.
Informacionet e para nga terreni thonë se zënka është vazhdimësi e vrasjes që ndodhi muaj më parë para Spitalit të Tetovës, kur mes dy grupeve pacientësh të cilët kishin marrë trajtim mjekësor në Spital, pati gjuajtje me armë.
E vrasja para spitalit kishte nisur nga Gjykata e Tetovës.