15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeNxehtë deri në fund të kësaj jave, nga tjetra do të ketë...

Nxehtë deri në fund të kësaj jave, nga tjetra do të ketë reshje të shiut dhe erëra të forta

Edhe kjo javë do të vazhdojë të jetë e ngrohtë, bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Por, të nxehtin s’do të mund ta shijojmë shumë gjatë, ngaqë nga java tjetër paralajmërohet ulje e temperaturave dhe reshje të shiut.

Moti nesër dhe deri në fund të javës do të vazhdojnë të jetë me temperatura deri në 29 gradë celsius, duke u shoqëruar me vranësira të vogla dhe me erëra të dobëta.

Temperatura të ngjashme do të ketë edhe gjatë fillimit të javës që vjen. Ndërkaq, nga e mërkura priten reshje të shiut dhe vranësira.

Nga DPHM-ja paralajmërojnë edhe vetëtima, erëra të forta dhe ulje të temperaturave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments