7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAustria “pro” hapjes së negociatave, Dimitrovi Ministri i Jashtëm / Nëse pakoja...

Austria “pro” hapjes së negociatave, Dimitrovi Ministri i Jashtëm / Nëse pakoja ndahet, më mirë njëra se sa asnjëra

Qëndrimi i Austrisë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të marrin datë për çelje bisedimesh! Këtë e deklaroi në Shkup Ministri i jashtëm austriak Aleksandër Shalenberg.

Shalenberg nuk deshi të komentojë ndarjen e mundshme të pakos ku bëjnë pjesë Maqedonia dhe Shqipëria, e as për kushtet që mund t’u vihen vendeve, siç Gjermania bëri me Shqipërinë.

Ndërkaq Ministri i Jashtëm i vendit Nikolla Dimitrov tha se është në interes të Maqedonisë dhe gjeopolitikës së Ballkanit që edhe Shqipëria të bëjë hap përpara, megjithatë në fund të fundit, siç tha, hapja e negociatave është proces që fokusohet në arritje individuale.

Duke folur për Maqedoninë, Dimitrov përmendi disa përparime dhe reforma, andaj sipas tij vendi meriton hapin e radhës që është fillimi i rrugës evropiane.

Konferencës së përbashkët Dimitrov-Shalenberg i parapriu një takim i përfaqësuesve diplomatik të të dy vendeve.

Ministri i Jashtëm i Austrisë po ashtu u takua edhe me Presidentin Stevo Pendarovski dhe zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Bujar Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments