Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në ambientet e Kuvendit takoi delegacionin e Komisionit ad-hok të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Organizimi dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike, është një nga indikatorët që vlerësohet në procesin euro-integrues të vendit, për çka Aleanca për Shqiptarët ka qenë vazhdimisht dhe mbetet e përkushtuar.
Përveç standardeve dhe rjedhës së tyre, këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë edhe për të ardhmen e qytetarëve dhe orientimin e vendit.