4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeGeer: Nuk janë të sakta pretendimet se Maqedonia e Veriut asnjëherë s’mund...

Geer: Nuk janë të sakta pretendimet se Maqedonia e Veriut asnjëherë s’mund të bëhet anëtare e BE-së

Pretendimet se ky vend nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, sepse BE-ja nuk e dëshiron ose sepse nuk është në gjendje të jetë pjesë e BE-së, nuk janë të vërteta, tha sot ambasadori evropian David Geer në aktivitetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme me trupin diplomatik të organizuar me rastin e shënimit të katërvjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

“Ne duam që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, rruga është praktike dhe shumë lehtë e arritshme”, tha Geer.

“Është gjithashtu një mënyrë sigurie dhe ne vërtet besojmë se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian do të jetë i dobishëm për të gjithë ne. Dhe për këto arsye, ne inkurajojmë Maqedoninë e Veriut që të lëvizë sa më shpejt drejt Bashkimit Evropian.

Ne duam që ky vend të jetë pjesë e Bashkimit Evropian bazuar në përmbushjen e angazhimeve që mori në korrik 2022 pas konferencës ndërqeveritare dhe procesit të skriningut, si dhe zbatimin e reformave të përcaktuara gjatë këtij procesi, përfshirë ato që janë të listuara në planin e ri të rritjes dhe reformës së Bashkimit Evropian”, tha Geer.

Ai theksoi se Aleanca e Atlantikut të Veriut mbetet themeli për mbrojtjen kolektive të aleatëve dhe është thelbësore për sigurinë euroatlantike.

NATO dhe Bashkimi Evropian, tha Geer, luajnë njëkohësisht një rol plotësues në forcimin dhe mbështetjen e paqes dhe sigurisë në Evropë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments