4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKosovës iu avancua statusi, por çka është Asambleja Parlamentare e NATO-s?

Kosovës iu avancua statusi, por çka është Asambleja Parlamentare e NATO-s?

Të dielën u konfirmua se Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, vendim ky që pritet të zyrtarizohet në muajin maj, atëherë edhe kur do të mbahet sesioni pranveror i kësaj asambleje.

Kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm dhe mundëson një përfaqësim edhe më të denjë të Kosovës në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

“Më 24 mars pra ditën e diele në Komitetin Drejtues të përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s është marrë vendimi që delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës t’i avancohet statusi i tij përfaqësues në kuadër të kësaj asambleje. Është paraparë që me 27 maj të këtij viti në Sofje të Bullgarisë të kemi edhe përmbylljen formale të këtij avancimi me një ceremoni e cila mbahet me sesionin pranveror në Sofje të Bullgarisë”, tha ai.

Hyseni shtoi se ky qëndrim i SHBA-së tregon një qëndrim politik se vendet anëtare të NATO-s të tregojnë afërsi me Kosovën.

“Konsideroj si udhëheqës i delegacionit të kuvendit të Republikës së Kosovës në asamblenë parlamentare të NATO-s se ky është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv qoftë për ne si delegacion që marrim pjesë aty, qoftë për Kuvendin si institucion por edhe për Kosovën si vend në tërësi për arse se paraqet një afrim më të madh me strukturat veri-atlantike. Asambleja parlamentare është një forum i jashtëzakonshëm sepse mbledh në gjirin e saj deputetë nga kuvendet parlament qoftë vendeve evropiane kongresmenëve ShBA dhe ky qëndrim politik i shfaqur në këtë mbledhje paraqet një qëndrim politik që e duam qe vendet anëtare të NATO-s të tregojnë sa më shumë afërsi me Kosovën sepse Kosova ndan të njëjtat vlera me NATO-n dhe normalisht për neve si delegacion paraqet një mundësi që të bëjmë një përfaqësim edhe më të denjë në kuadër të asamblesë parlamentare të NATO-s por edhe zëri i Kosovës të dëgjohet me shumë”, u shpreh Hyseni.

I njëjti falënderoi të gjitha shtetet partnere që kanë ndihmuar Kosovën në këtë aspekt.https://zeri.info/inarticle.html

“Letra të cilën e ka dërguar kryetari i kuvendit Glauk Konjufca vitin e kaluar mori aprovimin pozitiv kështu që për këtë jemi shumë të kënaqur dhe i urojmë të gjithë ata që kanë ndikuar dhe i falënderojmë të gjithë partnerët që na kanë ndihmuar”, shtoi ai.

Ndërsa se a i ndihmon Kosovës avancimi i statusit për tu anëtarësuar në NATO, Hyseni tha se ky është një sinjal shume i mirë i zhvillimeve politike.

“Asambleja parlamentare e NATO-s është forum i parlamenteve dhe vendeve të partnerit të NATO-s rrjedhimisht një vendim i tillë politik na afron me Asamblenë parlamentare të NATO-s është një sinjal shumë i mirë i zhvillimeve pozitive politike të gjitha vendet që janë të përfaqësuara në kuadër të asamblesë në drejtim të përfshirjes se sa më shumë vendeve që ndajnë vlera të njëjta me NATO-n në një mekanizëm të sigurisë”, tha Hyseni për EO.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments