Albin Kurti ka folur për herë të parë pas rezultatit preliminar që e nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Si kryeministër i ri i Kosovës, preferoj qeveri stabile dhe si partner e shoh LDK’në, që të formojmë legjislaturën e ardhshme, sonte nuk do t’i thërras por nesër menjëherë”, ka thënë Kurti për tv Dukagjinin, përcjell Periskopi.
“Çelësi ishte populli, janë qytetarët e Kosovës ata që vendosën ta shpëtojnë vendin. Opozita ka fituar në Kosovë, kësaj fitoreje, këtij ndryshimi i prin Vetëvendosje. Jemi të vendosur të fillojmë punën sa më parë, janë bërë 20 vjet me suksese të vakëta. Duam t’i falënderojmë të gjithë qytetarët që kanë votuar Vetëvendosjen”, ka thënë ai.