Raportohet se ujërat e trazuara të gadishullit Stad, i kanë kushtuar jetën shumë detarëve, sipas britanikes The Sun. Deti atje ka rryma dhe batica të ashpra, duke bërë që anijet të presin në gjire për ditë të tëra.
NORVEGJI- Tuneli i parë në botë dedikuar anijeve do të ndërtohet në bregdetin e Norvegjisë. Tuneli “Stad” do të jetë i gjatë rreth 1.5km ndërsa kostoja do të jetë 300 milionë dollarë. Në këtë tunel do të kalojnë anijet komerciale.
Raportohet se ujërat e trazuara të gadishullit Stad, i kanë kushtuar jetën shumë detarëve, sipas mediave të huaja. Deti atje ka rryma dhe batica të ashpra, duke bërë që anijet të presin në gjire për ditë të tëra.
Kjo ide për një kalim të tillë ujor nuk është e re, ajo ka lindur 150 vite ë parë. Por koncepti i saktë i tunelit ujor u krijua në 2013. Pas vitesh të krijimit të konceptit, qeverija ka dhënë dritën jeshile.
Zyrtarët thanë se do të përdorin shpërthime për hapjen e tij ndërsa punimet pritet të fillojnë në 2025 dhe do të zgjasin rreth 6 vite.