10.9 C
Tetovo
E shtunë, 10 Maj, 2025
BallinaLajmeSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (15-shkurt)
rreth orës 11:00 në Miletinë të Tetovës, me urdhër të
gjykatës, kanë arrestuar 40-vjeçarin N.M. nga ky fshat,
pas të cilit ishte lëshuar një urdhër-arrest për vuajtje të
dënimit me burg për veprën e kryer penale “prodhim i
paautorizuar dhe shpërndarje të drogave narkotike,
substancave psikotropike dhe pararendësve”.
Menjëherë pas arestimit, ai është dorëzuar në
Institucionin Penal Korrektues burgu i Tetovës në
Tetovë.
……
Dje (15-shkurt) rreth orës 12:10, në rrugën “Goce
Delçev” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë-
Departamentit të punëve të brendshme Gostivar kanë
privuar nga liria 19-vjeçarin I.S. nga Strajani i Gostivarit.
Ai dyshohet se së bashku me një person tjetër kanë
kryer vjedhje të rënda në shtëpitë në fshatrat e gostivarit
Bellovisht dhe Balindoll. Rasti është duke u pastruar dhe
dokumentuar, pas së cilës kundër tyre do të ndiqen
parashtresat përkatëse.

Dyzet e pesë vjeçari K.H. nga Gostivari, dje (15-
shkurt) në orën 14:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se
para shtëpisë së tij, ishte sulmuar fizikisht nga personi
V.N. Rasti është duke u pastruar dhe dokumentuar.
……
Tridhjet e nëntë vjeçarja G.N. nga Gostivari, dje
(15-shkurt) në orën 18.00 në SPB-Tetovë ka raportuar
se në një bastore sportive në Gostivar, një person i

kërkoi asaj të shkëmbente 300 euro në denarë. Pasi
shkëmbeu euron e tij, ajo më vonë kuptoi se
kartëmonedhat ishin të falsifikuara. Çështja është duke
u ubardhur dhe dokumentura.
……
Dje (15-shkurt) në orën 14:45 në SPBTetovë
është raportuar për një aksident trafiku që kishte
ndodhur tek rrethrrotullimi në rrugës “Iliria” dalje të
Tetovs, afër pomps së karburanteve në të cilin morën
pjesë dy automjete me shenja regjistrimi të tetovës:
“folkfagen Golf” që drejtohej nga 23-vjeçari A.Z. nga
tetova dhe “folksfagen tiguan” e drejtuar nga 34-vjeçari
L.A. nga Tetova. Në aksident, shoferi i veturës “tiguanit”
ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në
Spitalin Klinik të Tetovës, ku u transferua për ti ofruar
ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit, inspektimin e
ka kryer një ekip i SPB-Tetovë.
……
Gjashtëdhjet e tetë vjeçari E.S. nga Tetova, dje
(15-shkurt) në 16:10 në SPB-Tetovë ka raportuar se
vajza e tij M.S. (36) dhe djali i saj i mitur që ishin
raportuar ditën e mëparshme se ishin larguar nga
shtëpia, rreth orës 14:20 janë kthyer në shtëpi.
……
Dje (15-shkurt) në orën 09:30 Z.D. (43) nga Shkupi
në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën Bregu i
Vardarit në Gostivar është kafshuar nga një qen
endacak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments