12.3 C
Tetovo
E premte, 18 Tetor, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Mbrëmë (13-shkurt) rreth orës 03:30 në Gostivar,
efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të
punëve të brendshme Gostivar kanë arrestuar 38-
vjeçarin J.B. nga Gostivari, i cili më parë ishte raportuar
nga nëna e tij 59-vjeçare se ai sillej në mënyrë agresive
në shtëpinë e tyre dhe kishte dëmtuar shtëpinë dhe i
njëjti kishte vazhduar me sjelljen agresive edhe pas
arrestimit. Ai është mbajt në Stacionin Policor të
Gostivarit për pastrim të plotë dhe dokumentim të rastit,
pas së cilës do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Pesëdhjetë e dy vjeçari Z.Sh nga Reçica e Madhe
e Tetovës, dje (12-shkurt) në orën 09:30 në SPB-Tetovë
ka raportuar se një orë më parë në korridorin e
ndërtesës ku ai punnte ishte sulmuar fizikisht nga kolegu
i tij Xh.N. Rasti është duke u pastruar dhe dokumentuar.

————————

Njëzet e nëntë vjeçari H.Z. nga Tetova, dje (12-
shkurt) në orën 20:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se një
orë e gjysmë më parë, në rrugën ,,107″ para një
ndërtese banimi në Tetovë, ku kishte qenë së bashku
me mikun e tij, është sulmuar fizikisht nga B.N. Janë
ndërmarrë masat për pastriminr dhe dokumentimin e
rastit.
……
Dje (12-shkurt) rreth orës 21:15 në SPB-Tetovë, në
prani të prindërit të tij, është thirr në një bisedë zyrtare
një i mitur nga Tetova, i cili dyshohet se ishte kryerësi i
disa veprave penale dhe i njëjti më datë 10 këtë muaj
ishte raportuar se ishte larguar nga shtëpia dhe dje

është kthyer. Çështja është duke u pastruar dhe
dokumentuar.
……
Dje (12-shkurt) në orën 17:45 personi D.M.(41)
nga Gostivari, në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës
09.00 në një autobus të një transportuesi të gostivarit,
është sulmuar fizikisht nga shoferi, i cili kishte vepruar
në mënyrë agresive ndaj tij dhe e kishte larguar atë nga
autobusi. Çështja është duke u pastruar dhe
dokumentuar dhe kundër personit të raportuar do të vijoj
parashtresë përkatëse.
……
Dje (12-shkurt) në ora 12.00 në Stacionin Policor
të Gostivarit,është mbajtur 27-vjeçari M.S. nga një fshat
i gostivari, i cili ishte raportuar më 05 të këtij muaji nga
gruaja e pakurrorëzuar e babait të tij 54-vjeçar se ai e
kishte sulmuar fizikisht. Sipas raportit, gjatë sulmit
aikishte përdorë një mjet metalik. Çështja është duke u
pastruar dhe dokumentuar.
…….
Dje (12-shkurt) në orën 18:45 në SPB-Tetovë
është raportuar se rreth orës 16:30 në udhëkryqin në
mes të rrugëve “Vëllezërit Milladinovi” dhe “Ilinden” në
Tetovë, një veturë ,,audi” me targa regjistrimi të
gostivarit e drejtuar nga 39-vjeçari I.M. nga Reçani i
Gostivarit ka aksidentuar një këmbësorë të mitur nga
Tetova. Në aksident, e mituar ka pësuar lëndime të
rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të
Tetovës. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer
ekip i SPB-Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments