Grupi i Arben Taravarit sot ka mbajtur një takim me strukturat e Aleancës për Shqiptarët të cilin e quajtën mbledhje e kuvendit të ASH-së nga ku ata dolën me një deklaratë për të mbështetjen e Arben Taravarit. Në këtë tubim të organizuar nga Taravari nuk u kuptua roli i Hulus Asipit nëse i njejti ishte kuvendar i ASH-së apo një mysafir i opozitës, shkruan Top24.