13.1 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeAlajdin Hasani për KOD: Dorëzova kërkesë në komunën e Tetovës për riformim...

Alajdin Hasani për KOD: Dorëzova kërkesë në komunën e Tetovës për riformim të parcelës që nga shkurti i vitit 2023 (VIDEO)

Emisioni KOD, ka pregaditur një storie rreth parcelës së kontestuar te spitali i Tetovës, respektivisht për parcelën për të cilën drejtori Ilir Demiri kishte alarmuar se po privatizohet nga pronari Alajdin Hasani ku drejtori Demiri i quajti një tentim për të marë tokën e spitalit.

Disa ditë para se Demiri të ftoj pres konferencë për të denoncuar rastin vet pronari Hasani në profilin e tij në FB kishte publikuar video nga momenti kur i ndërpret punimet në pronëne tij.

Emisioni KOD ka zbuluar se Alajdin Hasani ka dorëzuar një kërkesë për riformim të parcelës së tij pasi këtë të drejtë ia mundëson ligji pasi aty ka pronën private ndërsa për këtë Hasani thotë se ka dorëzuar kërkesë deri te komuna e Tetovës 17.02.2023, periudhë kur komuna e Tetovës menaxhohet nga Bilall Kasami.

Por për emisionin KOD nuk është dhënë përgjigje se pse për gati një vit komuna e Tetovës e ka heshtur rastin me parcelën e kontestuar dhe sikur drejtori Demiri të mos e kishte alarmuar opinionin a thua komuna do ti mundësonte Hasanit që të riformoj parcelën e tij.

Kryetari i këshillit të komunës së Tetovës për emisionin KOD thekson se ka pasur një kërkesë që është dorëzuar nga Hasani e cila është në procedurë sipas planit të vjetër por që tani është shfuqizuar plani për këtë kërkesë do të sillet vendim në përputhje vendimin këshillit. Ndërsa në këtë pjesë do të sillet plan i ri detal urbanistik i cili do të ketë parasyshë interesin e qytetarëve, shprehet Durmishi për KOD.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments