1.9 C
Tetovo
E diel, 29 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeSela: Zhvillimet e fundit, kanë për qëllim përçarjen e ASH-së

Sela: Zhvillimet e fundit, kanë për qëllim përçarjen e ASH-së

Kryetari i Kuvendit të ASH-së Ziadin Sela deklaroi sonte se ndjehet i tradhtuar nga kryetari aktual i ASH-së, Arben Taravari dhe se të gjitha këto zhvillime kanë për qëllim përçarjen e ASH-së, shkruan Alsat.

“E kemi dhënë mundin gjakun, sakrificën dhe djersën e kemi dorëzuar te njerëz që iu besuam, e sot konstatoj se u keqpërdoren. Më duhet të jem transparent përpara shqiptarëve dhe kryetarëve të degëve duke u dhënë një mesazh, unë dua ta thërras sa më shpejtë kuvendin qendror sepse po afrohen zgjedhjet, por nga ana tjetër ne po mbahemi në një terr informativ”, tha Sela. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments