17.1 C
Tetovo
E martë, 29 Prill, 2025
BallinaLajmeElmi Aziri-deputet i ASH: Mosvotimi i kryeministrit nga disa është për arsye...

Elmi Aziri-deputet i ASH: Mosvotimi i kryeministrit nga disa është për arsye etnike (Video)

Deputeti Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarë është deklaruar në foltoren e Kuvendit ku ka theksuar se më shumë do të preferonte një kryeministër politik shqiptar se sa një të till teknik. Aziri shtoi se mosvotimi i kryeministrit nga disa parti ëshët si rezultat i etnisë së tij.

“Një pjesë nuk do të votojnë në këtë Qeveri. Sado i kamuflluar dhe sado teknik të jetë arsyetimi sipas të nënkuptueshmes mosvotimi do të jetë për arsye të përkatësisë etnike të kandidatit për kryeministër. Kjo aspak shenjë e mirë veçanërisht kur vjen nga ata që pretendojnë të udhëheqin një shtet multietnik, fatkeqësisht politika ditore dominon mbi atë shtetërore. Në shtetet multietnike uzurpimi i të drejtës ekskluzive për ta udhëehequr atë për ta definuar ardhmërin e ven dit nuk i takon vetëm një grupimi politik ose etnik”, tha Aziri.Aziri theksoi se formula e vetme është kohezioni ndëretnik .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments