Dy helikoptere britanike “Merlin” kane zbarkuar kete te diele ne sheshin Skenderbej.
Përmes tre rrotullimeve në hapësirën ajrore të kryeqytetit u tregua bashkëpunimi mes dy vendeve, por edhe lajmërimi për nisjen e stervitjes ushtarake.
Me flamurin britanik dhe ate shqiptare, përfaqësues të lartë të dy shteteve shpalosën flamujt.
Komandanti i forcave toksore shqiptare Ilir Xhebexhia beri me dije se stervitja do te vijoje deri ne muajin prill te ketij viti.
”Këto aktivitete do vazhdojnë duke filluar nga muaji janar deri në muajin prill’’, tha Xhebexhia.
Komandati i Task Forces te trupave Amfibe Sam Stephens ne fjalen e tij u shpreh se viti 2024 shenon 15 vjetorin e anëtarsimin te Shqipërisë ne NATO.
”Viti 2024 shënon 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe Britani është krenare që po punon me Shqipërinë’’, tha Stephens.
Dy anije ndihmese te Flotes Mbreterore, Tre helicopter Merlin dhe nje kontigjent Komandosh te Mariasve Mbreterore kanë mbërritur tashmë në shqipëri.
Bëhet e ditur se ata janë pjesë e Grupit juGOR të Reagimit Bregdetar te Mbretesise se Bashkuar.