5.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRumania dhe Bullgaria do të hyjnë në Shengen në vitin 2024. Çfarë...

Rumania dhe Bullgaria do të hyjnë në Shengen në vitin 2024. Çfarë do të ndryshojë për udhëtarët?

Bullgaria dhe Rumania do të jenë pjesë e zonës Shengen duke filluar nga data 31 mars.

Që nga 31 marsi i këtij viti, Rumania dhe Bullgaria do t’i bashkohen zonës Shengen, e cila lejon lëvizjen e lirë midis vendeve anëtare për 400 milionë qytetarë. Të dy shtetet kanë qenë anëtarë të Bashkimit Evropian (BE) që nga viti 2007, por duke qenë se nuk ishin pjesë e zonës pa kufij, udhëtarëve u kërkohej ende të tregonin pasaportat gjatë hyrjes.

Në vitin 2024, kontrollet kufitare për të dy vendet do të thjeshtohen. Ja çfarë duhet të dinë udhëtarët në Rumani dhe Bullgari për ndryshimet.

Keni nevojë për pasaportë për të hyrë në Rumani dhe Bullgari?

Kur Rumania dhe Bullgaria t’i bashkohen zonës Shengen këtë vit, udhëtarët do ta kenë më të lehtë t’I vizitojnë këto dy vende. Dy ministritë e brendshme njoftuan në dhjetor se do të hiqen disa kontrolle kufitare.

Udhëtarët që vijnë me avionë ose anije nga vendet e tjera të zonës Shengen nuk do të duhet të tregojnë më pasaporta pasi të mbërrijnë. Kjo do të thotë se pasagjerët në fluturime, lundrime dhe tragete nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve.

Megjithatë, nëse shkojnë me makinë, me tren apo autobus në Rumani dhe Bullgari, do t’ju duhet ende të mbajnë letërnjoftim, pasi rregullat për kufijtë tokësorë nuk janë vendosur ende. Kjo për shkak të vetos së ushtruar nga Austria. “Do të duhet të merret një vendim i ri për të caktuar një datë për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë”, thekson Këshilli Evropian në faqen e tij të internetit.

Në cilat vende evropiane mund të hyni pa pasaportë?

Vendi i fundit që iu bashkua zonës Shengen ishte Kroacia në vitin 2022.

Çdo vit, 1.25 miliardë udhëtime zhvillohen brenda kësaj zone dhe 3.5 milionë njerëz kalojnë çdo ditë kufijtë e vendeve anëtare të saj. Pa llogaritur Rumaninë dhe Bullgarinë, zona Shengen përfshin 27 shtete. Njëzet e tre i përkasin BE-së dhe katër janë shtete të lidhura me Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë: Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtajni.

Zona Shengen u krijua në 1995 pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Shengenit 10 vjet më parë midis pesë vendeve anëtare të Komunitetit Ekonomik Evropian: Gjermanisë, Belgjikës, Francës, Luksemburgut dhe Holandës.

Disa marrëveshje të tjera pasuan deri në zgjerimin e vitit 2007, duke integruar nëntë vende të tjera në zonën e lëvizjes së lirë.

Udhëtarët pa shtetësi të BE-së këshillohen të mbajnë mend se qëndrimi në Bullgari dhe Rumani llogaritet me kohën e kaluar në zonën Shengen, e cila nuk mund të jetë më e gjatë se 90 ditë në 180 ditë.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments