3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSistemi i Interpolit i paraqiste gabimisht si “të kërkuar”, disa kosovarë mbetën...

Sistemi i Interpolit i paraqiste gabimisht si “të kërkuar”, disa kosovarë mbetën të bllokuar me orë të tëra në kufrin me Malin e Zi

Disa qytetarë të Kosovës sonte kanë pritur me orë të tëra në pikën kufitare të Bozhajt, pasi sistemi i Interpolit vazhdimisht u ka treguar policëve kufitar një paralajmërim: “ I kërkuar”, gjegjësisht bëhet fjalë për dokumente dhe persona të kërkuar në sistemin policor ndërkombëtar.

E krejt ky paralajmërim ishte i gabuar për shkak të një problem me softveri, i cili qytetarët e Kosovës i paraqiste si të kërkuar nga interpoli.

Kreu i Drejtorisë së Policisë ka konfirmuar për “Vijesti” se problemi me softuerin është rregulluar rreth orës 20:30, pas së cilës policia ka mundur të lejojë së paku tetë shtetas të Kosovës.

Policëve në pikën kufitare e kanë pasur të qartë se ndoshta ka pasur problem me aplikacionin e Interpolit, por për shkak të kontrolleve nuk kanë mundur t’i lënë qytetarët e Kosovës të kalojnë kufirin.

Drejtori i policisë  tha se ky lloj problemi në përdorimin e aplikacionit Interpol “ndodh shumë rrallë”.

“Prandaj do të kontrollojmë se çfarë e ka shkaktuar këtë”, ka thënë ai./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments