7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeXhemajl Jusufi: Përderisa Bilall Kasami shëtitet nëpër diasporë, qytetarët vuajnë pasojat e...

Xhemajl Jusufi: Përderisa Bilall Kasami shëtitet nëpër diasporë, qytetarët vuajnë pasojat e neglizhencës së tij

Xhemajl Jusufi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, njëherit kryetar i këshillit mbykqyrës në degën e Tetovës, përmes një video materiali ka akuzuar kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami se po shëtitet në diasporë ndërsa qytetarët e Tetovës vuajn pasojat e neglizhencës së tij, shkruan Top24.“Të nderuar qytetarë! Aksidente të tilla në rrugën Bllagoja Toska janë të shpeshta kjo ndodhë falë neglizhencës dhe dëshirës së flaktë për të fituar poena politikë nga ana e udhëheqësve të komunës së Tetovës të cilët nuk kursejnë as sigurinë dhe jetën e qytetarëve kur vjen puna te politika. Kaluan disa muaj që kur u lëshua në përdorim bulevardi Bllagoja Toska, pa pëlqim nga SPB – Tetovë dhe pa përmubushur obligimet ligjore respektivisht vendosjen e semaforve. Kjo gjendje ka bërë që dita ditës të ritet numri i aksidenteve në kryqzimin e bulevardit Bllagoja Toska me rrugën 29 Nëntori apo siç njihet ndryshe rruga e spitalit. Këshilltarët e BDI-së dy javë mëparë ngritën shqetësimin për rezikun që ju kanoset qytetarëve që kalojnë në këtë bulevard, por si çdo gjë tjetër edhe kjo hasi në vesh të shurdhër pasi që kryetari i komunës së Tetovës fokusin e ka tek lejet e ndërtimit, banesat e shokëve të tij dhe te politika ditore. Andaj i bëjmë thirje edhe një her kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami në vend që të shëtitet nëpër diasporë të meret me rregullimin e qytetit” shprehet Jusufi, përcjellë Top24

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments