9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTjera halle ka Bilall Kasami që për 1muaj largoi dy përgjegjës...

Tjera halle ka Bilall Kasami që për 1muaj largoi dy përgjegjës të veprimtarive komunale ?. Subvencione deri në 4.000 denarë për të rinjtë në Kriva Pallankë për të blerë një biçikletë të re

Lajmi interaktiv

Po bëhet një muaj që www.telegrami.mk nënvizoi se BESA do të trandet , nuk besoni ja lexoni ,as një muaj nuk kaloi dy shkarkime drejtori i NP TetovaTransporti urban ,dhe Përgjegjësi i sektorit të inspektoriatit komunal për ndërtim …mos thoni se nuk paralajmëruam

https://telegrami.mk/bilall-kasami-do-te-dorehiqet/

Dhe më e çuditëshme këtyre ditëve po largohet njëri nga krerët dhe themeluesit e BESËS SENAD SULEJMANI ,të cilin Bilall Kasami me ardhjen në pushtet në KOMUNËN E TETOVËS asesi ta rehatonte duke e emëruar si turli farë përgjegjësi në hije ,por asesi një punë të rregullt ku ti kishte zyrat nuk i gjeti…dhe kur i gjeti nuk kaluan as 4 muaj ,në postin e udhëheqësit të inspektoriatit komunal për ndërtim

Sedat Sulejmani ecën udhë këto ditë

Cila do të jetë arsyeja nuk do të kalkulojmë….por posti më i përfolur se Udhëheqës i sektorit të inspektoriatit komunal për ndërtim nuk ka …pastaj vjen posti i sektorit për arqitekturë komunale dhe kuptohet urdhërdhënës i të dy posteve Kryetar i Komunës…aludimet,pakënaqesitë për ndërtime dhe e me pa leje …prishja…si proces ligjor ka dikush preket në sedër dhe nuk e mbanë ofendimin ,mbase edhe ndonjë …kryesore tash rradhën e ka i treti i vërteti …dhe ku ka gajlen e subvencioneve për biçikleta si në Kriva Pallanka Bilall Kasami kur qingjat e vet avash avash iu bënë dash…Bilall Kasamin duhet përshëndetur se u dha poste të tregohen dy të rinjëve…Urdhëroni….www.telegrami.mk

==============================================

lajmi aktiv që qarkullon

Komuna e Kriva Pallankës shpalli thirrjen publike për subvencione për djemtë dhe vajzat e reja nga qyteti për blerjen e biçikletës.

  • Mbështetja e të rinjve në fusha të ndryshme është një nga prioritetet e bashkisë, dhe subvencionet janë tashmë një model për të dytin vit radhazi që sjell lehtësim në buxhetin familjar të shumë të rinjve, si për blerjen e një biçikleta dhe për blerje pajisjesh dixhitale, karroca për të porsalindur dhe të ngjashme. Bëhet thirrje publike për rimbursimin e një pjese të shpenzimeve të të rinjve në zonën e bashkisë për blerjen e një biçiklete. Ne po subvencionojmë të rinjtë që do të blejnë biçikletë në vitin aktual 2024, me kompensim në vlerë prej 50 për qind të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 4.000 denarë neto për person – informojnë nga Komuna e Kriva Pallankës.

Thirrja publike zbatohet sipas parimit “i pari vjen, shërbehet i pari” dhe të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë të rinjtë e moshës 15 deri në 29 vjeç, banorë të Kriva Pallankës, të cilët kanë blerë biçikletë që nga 1 janari 2024. Një person mund të paraqesë vetëm një kërkesë dhe dokumentacioni dorëzohet në arkiv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments