Ish aktivisti dhe bashkëpunëtori i afërt i Bilall Kasamit, Izo Ganiu nëpërmes një statusi në rrjetet sociale i ka reaguar ish bashkëpartiakut të tij, Adnan Azizi, pasi ky i fundit kishte thënë se Artan Grubit i është “refuzuar”, viza Amerikane.
Duke përdorur fjalën e urtë “Trimin vrae, hakun mos ja ha”, Ganiu ka thënë se Artani i çan malet me ambasadoren e Amerikës për koridorin 8.
Ai ka kujtuar pjestarët e Besës dhe ka pyetur se pse nuk reaguan kur ish sekretarit gjeneral të Besës i’u refuzua viza Amerikane.
Ai e ka sfiduar “Hoxhën” e Besës dhe i ka kërkuar që ai të aplikojë për vizë dhe të shohim nëse do e marrë.
Reagimi i plotë:
Jan tollovit edhe me portalet qe i paguajn vet e shkruajn lexo lajmin në koment komenti askundi hahha!A ai ish sekretari gjeneral i juaji që smor vizë, pse nuk shkruajtët? Artani i çan malet me ambasadoren e Amerikës për koridorin 8 e spo merka vizë haha o të mjerë e kam inat si ish opozitar ende Artanin ama trimin vrae hakun mos ja ha, a ti molla hoxha apliko për vizë ta shohim a ta japën ty, ti nuk aplikon për USA se ke destinacione tjera ,sje i interesuar për vizitë në Amerikë ti!