1 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLëshohet fletarrest për Ismet Gurin

Lëshohet fletarrest për Ismet Gurin

Për ish-zëvendësdrejtorin e Drejtorisë së të Hyrave Publike, Ismet Guri, është lëshuar fletarrest, konfirmojnë Gjykata Themelore Penale Shkup.

Guri fillimisht ishte në paraburgim dhe më pas në arrest shtëpiak për shkak të problemeve shëndetësore. Ai u arrestua në korrik të vitit të kaluar së bashku me 15 persona, mes të cilëve biznesmenë dhe inspektorë të Drejtorisë së të Hyrave Publike, të dyshuar për mashtrim tatimor.

Siç raportojnë një pjesë e mediave, Guri nuk është gjetur nga punonjësit e policisë në adresën ku po vuante arrestin shtëpiak.

Ndaj Ismet Gurit, së bashku me Ejup Alimin, për asgjësimin e materialit zgjedhor është zhvilluar edhe çështja “Titanik 3”, në të cilën Gjykata, pas një gjykimi të përsëritur vitin e kaluar, i ka dënuar me burgim  nga tre vjet e gjashtë muaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments