Pas disa ditësh tentime për të marrë përgjigje nga kryetari i Komunës së Gazi Babës për paralelet shqipe në shkollën Njegosh të Idrizovës, kryetarin e Gazi Babës Boris Georgievski e gjetëm në një ngjarje.
Ai tha se kërkesën e ka dërguar në shkollën Njegosh, por nga atje përgjigjeja ka qenë se nuk janë kompetent për hapjen e paraleleve dhe për këtë gjë është kompetente Ministria e Arsimit.
Ministri i Arsimit Arbër Ademi thotë se fjalët e kryetarit të komunës janë të pavërteta dhe se kryetari i komunës dhe drejtori nuk po e kryejnë detyrën e tyre ashtu siç u bisedua para dy javëve në mbledhjen e përbashkët.
Drejtori i shkollës nuk flejt prej dy javësh jemi munduar të kontaktojmë por ai nuk jep përgjigje se a do të dërzojë kërkesën për paralelen shqipe.
Para disa ditëve banorët e Jurumlerit protestuan kundër paraleleve shqipe në shkollën Njegosh.
Ndërsa deri sa ende nuk është përfunduar e gjitha proceduara për paralelen shqipe, 12 fëmijët shqiptar do të mbesin në shtëpi ende pa filluar ditën e parë të shkollës.