10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaDepartamenti i Shtetit: SHBA-ja nuk qëndron pas shpërthimeve vdekjeprurëse në Iran

Departamenti i Shtetit: SHBA-ja nuk qëndron pas shpërthimeve vdekjeprurëse në Iran

“Shtetet e Bashkuara nuk u përfshinë në asnjë mënyrë dhe çdo sugjerim për të kundërtën është qesharak”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller.

Shtetet e Bashkuara mohuan pretendimet se Washingtoni ose Tel Avivi qëndrojnë pas sulmit vdekjeprurës në Iran, ku po mbahej një ceremoni për të përkujtuar gjeneralin e lartë iranian Qassem Soleimani, i cili u vra katër vjet më parë nga SHBA-ja.

“Shtetet e Bashkuara nuk u përfshinë në asnjë mënyrë dhe çdo sugjerim për të kundërtën është qesharak”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller gjatë një konference të përditshme për shtyp.

“Ne nuk kemi asnjë arsye të besojmë se Izraeli ka qenë i përfshirë në këtë shpërthim”, shtoi ai.

Shpërthimet ndodhën në një rrugë që çon në varrezën në qytetin juglindor Kerman, ku është varrosur Qassem Soleimani, ish-kreu i Forcës Quds të Gardës Revolucionare Islamike.

Të paktën 103 persona u vranë, sipas Sayyed Mohammad Saberiut, kreu i Organizatës së Emergjencave të qytetit.

Soleimani u vra më 3 janar 2020 në një sulm me dron amerikan jashtë aeroportit të Bagdadit në Irak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments