Bashkimi Demokratik për Integrim është partia që do t’i fitojë zgjedhjet e 8 majit. Këtë e thotë matja, (anketa) e fundit e realizuar nga Instituti për Politika Publike “Arbën Xhaferi”, që është nën ombrellën e Aleancës për Shqiptarët, njofton indeks.mk
Sipas kësaj matje, BDI-ja do të fitonte zgjedhjet parlamentare, kundrejtë frontit të bashkuar opozitarë dhe Aleancës për Shqiptarët, që në këtë matje është si subjekt në vete, pa koalicion, sepse ende nuk është vendosur, nëse do të bashkohet me frontin evropian apo do të shkojë e vetme në zgjedhje.
Në përgjigjen e tyre, 29% e qytetarëve janë përgjigjur se në zgjedhjet e 8 majit do të votonin për Bashkimin Demokratik për Integrim ose listave të përgatitura nga kjo parti, të udhëhequr nga Ali Ahmeti.
“Në rastin ku tre blloqet kryesore që janë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Aleanca për Shqiptarët (ASh) dhe Lëvizja Evropiane për Ndryshim (LEN) do të garonin veç e veç, BDI do të dilte fituese absolute e zgjedhjeve me 29% përkrahje, pasuar nga LEN me 16.6% dhe ASh me 12.2%. PDSh dhe SDSM do të mirrnin vetëm 0.2% të votave secila. Afro një e pesta e të anketuarve (19.6%) janë të papërcaktuar ose nuk prononcohen”, thuhet në raportin e IPP Arbën Xhaferi.
Pas BDI-së janë LEN dhe ASH-ja. Dallimin megjithatë pritet ta bëjnë qytetarët që ende nuk janë përcaktuar dhe atyre që në këtë anketë kanë vendosur të mos mbështesin asnjë opsion.
Numri i atyre që ende nuk kanë vendosur arrinë 19%./indeks.mk/.