Nga MPB thonë se është zbardhur plotësisht grabitja e 26 nëntorit në fabrikën për kanabis medicinal në Çegran, përcjell TV21. Për rastin në fjalë janë arrestuar 5 persona.
“Pardje dhe dje (26.12 dhe 27.12.2023) policët kanë privuar nga liria pesë persona, ndërsa zyra e jashtme për çështje kriminele në Gostivar, deri te PTHP ka parashtruar kallëzim penal në për veprën penale “grabitje” kundër; N.I.(39) nga Dibra, N.R.(29) dhe G.S.(36) nga Struga dhe gostivarasit R.B.(32) dhe G.B.(18). Ata dyshohen se me datën 26 të muajit të kaluar, rreth orës 22:30 kanë sulmuar fizikisht punonjësin e sigurimit të fabrikës në Çegran, e më pas e kanë kërcënuar me armë zjarri dhe e kanë lidhur, ndërsa më pas kanë marrë 44 thasë me gjithsej 552,85 kilogramë kanabis”, shtojnë nga MPB.