-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSeancë e Këshilli të PP-së për dhënie të mendimit për kandidatët e...

Seancë e Këshilli të PP-së për dhënie të mendimit për kandidatët e paraqitur për prokuror të ri publik shtetëror

Këshilli i prokurorëve publik sot do ta mbajë seancën e 94-të, në rend dite të së cilës është dhënia e mendimit për kandidatët e paraqitur në Shpalljen për emërime të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në konkursin për prokuror publik të ri shtetëror kanë aplikuar tre kandidatë – Fatime Fetai nga Prokuroria e Lartë Publike Shkup, Lidija Raiçeviq nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Lupço Kocevski nga Prokuroria Publike e RMV.

Këshilli i PP-së, konform afateve ligjore, duhet t’i japë Qeverisë mendim pozitiv ose negativ në afat prej 15 ditësh, pas së cilës Qeveria i propozon Kuvendit njërin nga kandidatët që ka marrë mendim pozitiv.

Kuvendi shpalli njoftimin më 29 nëntor të këtij viti, pasi deputetët e votuan vendimin për emërimin e prokurorit të ri publik.

Mandati i prokurorit aktual të shtetit Lubomir Joveski përfundon më 25 dhjetor, ndërsa Këshilli i PP në seancën e javës së kaluar e zgjodhi prokuroren Sonja Simovska nga Prokuroria shtetërore publike për ushtruese të detyrës deri në kryerjen e zgjedhjes

Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të emërohet personi i cili ka përvojë të pandërprerë të punës së paku dhjetë vjet si prokuror publik ose si gjyqtar në fushën e së drejtës penale.

Prokurorin publik e emëron Kuvendi, me propozim të Qeverisë, me mandat gjashtë vjeçar dhe me të drejtë riemërimi. Për punën e tij dhe të Prokurorisë Publike përgjigjet para Kuvendit.

Prokurori aktual i shtetit, Jovevski, u emërua më 25 dhjetor të vitit 2017, duke pasuar Marko Zvërlevskin, i cili u shkarkua në gusht të po atij viti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments