10.1 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajme“Wizzair” nga janari i heq përkohësisht dy linja fluturimi nga Shkupi

“Wizzair” nga janari i heq përkohësisht dy linja fluturimi nga Shkupi

Nga mesi i janarit deri në mes të marsit, kompania ajrore “Wizzair” nuk do të fluturojë në linjat Shkup – Luksemburg dhe Shkup – Bolonja dhe do të reduktojë numrin e fluturimeve nga Ohri në Vjenë nga 4 në 3 fluturime në javë.

Kompania tha se do të reduktojë kapacitetin e rrjetit të saj gjatë kësaj periudhe, për shkak të problemit global me motorët e prodhuar nga Pratt & Whitney.

Gjatë kësaj periudhe, kompania do të kontrollojë cilësinë e motorëve të instaluar në qindra avionë në mbarë botën, të cilët duhet të hiqen dhe ekzaminohen.

Wizzair tha se planifikon të zhvendosë përkohësisht dy nga gjashtë avionët e tij të Shkupit nga mesi i janarit deri në mes të marsit. Kjo do të rezultojë në një ndërprerje të përkohshme të linjave ajrore. Gjithashtu, mbi tridhjetë fluturime javore janë hequr nga rrjeti i Shkupit. Shërbimet në Bazel dhe Memmingen do të kenë reduktimet më të mëdha të frekuencës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments