1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM / BESA dhe VMRO-DPMNE në komunën e Tetovës të tërheqin...

LSDM / BESA dhe VMRO-DPMNE në komunën e Tetovës të tërheqin vendimin për objektin fetar të KODRËS SË DIELLIT”.

LSDM kërkon nga koalicioni BESA dhe VMRO-DPMNE në komunën e Tetovës që ta tërheqin vendimin për rrënimin e objektit fetar të KODRËS SË DIELLIT”. dhe të përmbahen nga veprime të mëtutjeshme.

Vendi në“KODËR TË DIELLIT”. është pronë kishtare dhe simbol fetar (kryq) në oborrin e manastirit, jo objekt. Çdo provokim dhe veprim mund të shkaktojë tensione me pasoja të rënda, të nxisë mosmarrëveshje, ndarje fetare, politike apo etnike mes qytetarëve.

“Të gjithë akterët politikë, veçanërisht partitë e koalicionit BESA dhe DPMNE në Këshillin e Komunës së Tetovës duhet të punojnë në të mirë të të gjithë qytetarëve të Tetovës”, thonë nga LSDM.

“Fatkeqësisht, BESA dhe DPMNE-ja në Tetovë me vendimet dhe skenarët e tyre duan të dëmtojnë qytetarët, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

Është shqetësuese fakti se të gjitha vendimet e dëmshme të Kasamit në Tetovë janë të përkrahura nga DPMNE si partner koalicioni i BESA-s.

Sekretari i komunës së Tetovës, personi i dytë pas Kasamit, është nga VMRO-DPMNE.

Ka dyshime se kjo është pjesë e një skenari të dakorduar të DPMNE-së dhe BESA-së në parazgjedhore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments