9.8 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaKulturëIsmail Kadare fiton çmimin kryesor letrar në Korenë e Jugut

Ismail Kadare fiton çmimin kryesor letrar në Korenë e Jugut

Shkrimtari i madh Ismail Kadare është përzgjedhur fitues i Çmimit letrar “Pak Kyongni 2019”.

Ceremonia për dhënien e këtij çmimi do të mbahet më 26 tetor 2019, në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut.

Kim Uchang, kryetar i komisionit përzgjedhës, tha se “punimet e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndiejnë fort marrëdhënien e tyre me ngjarje të caktuara të historisë”.

Ky çmim shoqërohet edhe me një shpërblim financiar, rreth 84 mijë dollarë, shkruan BalkanWeb përcjell Klan Kosova.

Fituesi shpallet pasi shqyrtohen rreth 350 autorë nga mbarë bota.

Në korrik lista u reduktua në pesë autorët më të mirë, nga të cilët fitoi shkrimtari i njohur shqiptar.

Çmimi i ri letrar u krijua në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji, për të nderuar shkrimtaren e ndjerë koreane Pak Kyongni.

Ismail Kadare, veprat e cilit janë përkthyer në mbi 40 gjuhë të huaja, është padyshim shkrimtari më i madh shqiptar i kohërave moderne.

Ai ka qenë nominuar disa herë për të fituar edhe çmimin Nobel për Letërsi dhe ka qenë disa herë shumë pranë marrjes së tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments