5.3 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajme“Mërgatë kanë kombet dhe shtetet e varfra”/Ahmeti i kërkon opozitës që të...

“Mërgatë kanë kombet dhe shtetet e varfra”/Ahmeti i kërkon opozitës që të mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe të krijohet platformë për kthimin e të rinjve

Në fjalimin e tij për fundvit, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i bëri thirrje opozitës maqedonase që të mbështes ndryshimet kushtetuese, përcjell TV21. Ahmeti thotë se shqiptarët janë në krah të maqedonasve në rrugën drejt BE-së.

“Nëse janë patriotë dhe atdhetarë, duhet të mbështesin ndryshimet e kushtetutës dhe bullgarët të jenë kategori kushtetuese sepse kështu për herë të parë legjitimohet ndërkombëtarisht populli maqedonas dhe ne shqiptarëve nuk ka na kanë pasur, por na kanë në krah. Të mos e humbin mbështetjen e bashkëqytetarëve të vet, që nuk kanë kontestuar asnjëherë, as identitet, as gjuhë”

Kryetari i BDI-së tha se është i patjetërsueshëm anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe krijimi i platformës për kthimin e të rinjve në Maqedoninë e Veriut.

“Vendit i duhen njerëzit, siç thoshte Merkel në një deklaratë para 15 vitesh, nuk mund të jetë i pasur një shtet dhe një komb nëse ka mërgatë, mos të kujtojmë ne që jemi të pasur që kemi mërgatë. Mërgatë kanë kombet dhe shtetet e varfra, prandaj të bëjmë platformë dhe atë platformë të përbashkët, sepse këtë vend e lëshojnë, ikin nga ky vend, shqiptarë dhe maqedonas”, deklaroi Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments