4.4 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë


Pjestarë të policisë të SPB-Tetovë, dje (21-dhjetor)
rreth orës 21:30 në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë kanë
ndaluar një të mitur nga Tetova për shkak se gjatë
kontrollit të kryer i është gjetur dhe konfiskuar
marihuanë. Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të
rastit, ndaj të miturit do të përgaditet parashtresë
përkatëse.
……
Tridhjetë e shtatë vjeçari N.S. nga Palatica e
Tetovës, dje (21-dhjetor) në ora 19:40 në SPB Tetovë ka
raportuar se rreth orës 17:20 është sulmuar fizikisht nga
personi F.J.(44) nga i njëjti fshat, në lokalin e të cilit ishte
i punësuar. Po merren masa për zbardhjen dhe
dokumentimin e rastit.
…….
Dje (21-dhjetor) rreth orës 11:40 zyrtarët policorë
të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë-DPB
Gostivar kanë ndaluar 67-vjeçarin M.S. nga Belovishti i
Gostivarit, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre
në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, derisa ata po kryenin
veprime zyrtare. Rasti është duke u zbardhë dhe pas
dokumentimit të rastit ndaj M.S. do të vijojë parashtresë
përkatëse.
…….
Pardje (20-dhjetor) në ora 15:00 në SPB-Tetovë
është raportuar për zjarr në shtëpinë e personit N.S.
(54) në Çegran të Gostivarit. Nga zjarri nuk ka persona
të lënduar, ndërsa me ndërhyrjen e Njësitit Territorial të
Zjarrfikjes së Gostivarit, zjarri është lokalizuar për një
kohë të shkurtër. Një pjesë e orendive dhe çatisë së

ndërtesës janë djegur. Inspektim është kryer dje (21-
dhjetor) nga ekipi i Departamentit të Punëve të
Brendshme Gostivar.
…….
Dje (21-dhjetor) nga ora 10 deri në ora 14 në
zonën e gjerë të Tetovës është kryer kontroll aksion ndaj
automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve.
Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 3
automjete, pra drejtues mjetesh, një me defekt në frena
dhe dy me regjistrim të skaduar. Tre automjetet janë
përjashtuar menjëherë nga qarkullimi dhe janë
sanksionuar me parashtresa, gjegjësishtë me gjoba në
të holla të cilat varijonë prej 100 deri në 500 euro në
kundërvlerë në denarë. Krahas këtyre, janë konstatuar
edhe 12 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion,
kryesisht parkime të kundërligjshme, pra gabim parkime.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë-Stacioni Policor
për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë apelon
pronarët e automjeteve që t’i parkojnë ato vetëm në
vendet e lejuara dhe jo ku të arrijnë, veçanërisht në
zonën qendrore të qytetit të Tetovës. Sepse, këto ditë
frekuenca totale e automjeteve është rritur ndjeshëm
pas ardhjes së mërgimtarëve. Gjithashtu kërkohet
shmangia e parkimit në të ashtuquajturat “rreshta të
dyfishta”, gjë që vështirëson shumë lëvizjen normale
dhe të sigurt të mjeteve, sidomos në rrugët me kapacitet
më të vogël. SPB-Tetovë tashmë ka forcuar dukshëm
prezencën policore me shërbime dhe patrulla, jo vetëm
në zonën qendrore, por edhe në përgjithësi, e mbi të
gjitha në udhëkryqe, për të siguruar qarkullim më të
lirshëm të automjeteve në rrugë dhe për largimin dhe
sanksionimin e veturave të parkuara në mënyrë të
paligjshme, pra gabimisht të parkuara.
…..

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments