Portali i specializuar që merret me analiza ushtarake “Global Firepower” ka publikuar listën e ushtrive në botë për nga fuqia e tyre.
Sipas listës së ushtrive më të fuqishme në vitin 2023, Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë.
Pas saj radhiten: Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Pakistani, Japonia, Franca, Italia, Turqia, Brazili, Indonezia, Egjipti, Ukraina, Australia, Irani, Izraeli, Vietnami, Polonia, Spanja, Arabia Saudite, Tajvani, Tajlanda dhe Gjermania.Në rajonin e Evropës Juglindore ushtrinë më të fuqishme e ka Greqia, e cila është në vendin e 30-të, Serbia është e 58-ta, Bullgaria e 59-ta, Kroacia e 68-ta, Sllovenia është e 86-ta, Shqipëria në vendin e 91, Maqedonia në vendin e 108, Mali i Zi 128 dhe Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 133-të dhe Kosova në vendin e 134. Lista përfshin 145 shtete.