Një 58 vjeçar nga fshati Çegran i Gostivarit ka ndërruar jetë duke ecur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.”Me datë 19.12.2023 në ora 01.25 në SPB Shkup, nga ana e Urgjencës Mjekësore është raportuar se në Çarshinë e Vjetër të Shkupit kanë konstatuar vdekjen e një personi mashkull pa gjurmë të dukshme dhune.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë dhe është konstatuar se bëhet fjalë për A.T.(58) nga fshati Çegran i Gostivarit. Sipas raportit ai duke i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, më pas është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë, njofton MPB.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thuhet në njoftim.