7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePunëtorët e NPK-së do të transferohen në kompaninë e re/ Kasami: Rrogat...

Punëtorët e NPK-së do të transferohen në kompaninë e re/ Kasami: Rrogat e mbetura do të paguhen, por jo menjëherë

“Oaneum” quhet ndërmarrja e re që nga 1 janari do të pastrojë Tetovën. Kompania që do të jetë me qendër në fshatin Pllacishtë, ndërsa këtu do të transferohen edhe të punësuarit e Higjienës Komunale. Kryetari i komunës Bilall Kasami thotë se të punësuarit do të marrin rroga në kohë, ndërsa për pagat e mbetura do të gjejnë zgjidhje në të ardhmen.

Për rrogat e mbetura për ne është me rëndësi që nga 1 janari me ndërmarrjen e re të mund rrogat t’i marrin në kohë, ndërsa sa i përket rrogave të mbetura ne do të gjejmë zgjidhje që t’i paguajmë ose përmes ndërmarrjes ose ndërmarrjes së re, por të punësuarit nuk do të mbesin pa tre rrogat që ju kanë ngelur.”- deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.

Në Këshillin Komunal të Tetovës kaluan të gjitha procedurat kompania e re të mund të nisë në kohë me punë.

“Ata kanë filluar dhe kanë selektuar të gjithë punëtorët dhe kanë bërë intervistën e tyre në fillim të muajt, ata vetëm se janë vendosur në hapësirat punës dhe ne shpresojmë që pas vitit të ri të jetë gjithçka në kompetencat e tyre dhe komunës dhe do të jetë gjithçka funksionale.”- tha Besar Durmishi, Kryetar i Këshillit Komunal të Tetovës.

Muaj më parë komuna e Tetovës nënshkroi marrëveshje me kompaninë sllovene të grupacionit “Saubermaher” që kjo ndërmarrje të bëjë pastrimin e mbeturinave në qytet. NPK “Tetova” është në 10 milionë euro borxh dhe ka problem me rrogat e të punësuarve që shpesh herë kanë protestuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments