8.2 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmeKovaçevski: Nuk shkelet ligji me atë që Xhaferi propozohet të jetë kryeministër...

Kovaçevski: Nuk shkelet ligji me atë që Xhaferi propozohet të jetë kryeministër teknik

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se është detyrim i të gjitha partive politike që të marrin pjesë në qeveri e cila duhet në nivel teknik t’i realizojë zgjedhjet, duke theksuar se të gjitha partitë sipas ligjit duhet t’i delegojnë përfaqësuesit e tyre në qeverinë teknike e cila do të punojë 100 ditë.

“Qeveria teknike është detyrim ligjor, njëjtë siç për mua është detyrim ligjor që 100 ditë para të jap dorëheqje me çka e gjithë qeveria është në praktikë në dorëheqje. Është detyrim i të gjitha partive politike të marrin pjesë në qeveri e cila duhet në nivel teknik t’i realizojë zgjedhjet. Me këtë do të kemi proces demokratik në të cilin nuk do të ketë asnjë njollë dhe vlerësoj se të gjitha partitë në bazë të ligjit duhet t’i delegojnë përfaqësuesit e tyre në qeverinë teknike e cila punon 100 ditë”, theksoi Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve çka nëse VMRO-DPMNE vendos ta bojkotojë Qeverinë teknike në konferencën “Transparencë dhe llogaridhënie: Çift i përkryer për kthimin e besimit në institucione publike”.

Në pyetjen e gazetarëve se po shkelet Ligji për Qeverinë me atë që propozohet Talat Xhaferi për kryeministër të Qeverisë teknike, ndërsa duhej nga LSDM, kryeministri Kovaçevski potencoi se nuk është shkelur asnjë ligj dhe theksoi se veprojnë sipas asaj që është paraparë me ligj.

“Së pari, nuk shkelet ligji, sepse edhe sot edhe qeveria teknike është qeveri koalicioni dhe nëse e shihni mandatin të cilin e ndan presidenti i shtetit ai ia ndan koalicionit i cili ka më së paku 61 deputetë në Kuvend. Kështu ndahet mandati, atyre të cilët kanë 61 deputetë. Dhe kështu ndahen mandatet, kështu që me këtë nuk shkelet asgjë. Gjithçka që është paraparë është paraparë në ligj. Me ligj nuk ka improvizime. Pyetja paraprake ishte sundimi i drejtësisë dhe respektimi i ligjit. Nuk mund të kërkojmë që disa ligje të respektohen, ndërsa ligjet tjerat të shohim çka bëjmë nëse nuk respektohen. Ligjet ekzistojnë që të respektohen”, tha Kovaçevski.

Qeveria kalimtare ose teknike për organizimin e zgjedhjeve parlamentare më 8 maj 2024, duhet të votohet më 28 janar. Deri më tani dihet se kryeministër i qeverisë teknike do të jetë kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments