Prej ditësh nuk ka përgjigje në pyetjen për takimet e Mickoskit me Palevskin, i cili dyshohet për dy vrasjet, të cilat tronditën dhe tmerruan opinionin maqedonas.
Pse hesht Mickoski për takimet, për atë që është biseduar dhe rënë dakord, çfarë fsheh?
Përpjekjet për manipulim, minimi i hetimeve, nevoja e çoroditur për të keqpërdorur rastin e vdekjes së Vanjas dhe përhapja e panikut te qytetarët ngrenë dyshime serioze për qëllimet e DPMNE-së dhe Mickoskit.
Aq më tepër që opinioni e di shumë mirë se pikëpamjet radikale të Paleskit ishin vegël e DPMNE-së dhe satelitëve të saj.
Palevski ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i regjimit të DPMNE-së, ai ka mbështetur publikisht Mickoskin, por edhe partnerin e tyre të koalicionit të majtë.
Në kuadër të Bojkotit, së bashku me DPMNE-në dhe të Majtën ishin kundër anëtarësimit në NATO.
Ata së bashku ishin pjesë e protestave të dhunshme me gijotina dhe moto kokteje para Kuvendit kundër propozimit francez.
Prandaj, organet kompetente kanë për obligim që të hetojnë marrëdhëniet e Palevskit me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, përfshirë edhe Hristijan Mickoskin.
LSDM