Zorica Gjorçevska, nëna e vajzës së vrarë në Maqedoninë e Veriut, Vanja Gjorçevska, ka thyer heshtjen për ngjarjen e rëndë në familjen e tyre. Ajo pretendon se me babain e fëmijëve nuk kanë pasur konflikte dhe nuk ishte në dijeni të gjendjes financiare të tij.
Në një deklaratë për mediat në gjuhën serbe ka thënë se nuk i ka interesuar jeta e burrit dhe se jeta e saj ishin vetëm fëmijët dhe puna.
“Unë nuk mund të flas. Ende nuk e di pse ndodhi kjo. Unë jam në pritje të epilogut të gjithë kësaj. Ende nuk e kuptoj se pse jeta ime normale u kthye në ferr. Për mua është thjesht e pakuptueshme se si, dhe pse vajza ime e bukur është tani në varr.
Kam një sëmundje kronike, por po përmbahem, është e rëndësishme për mua të di të vërtetën, dhe vajza tjetër aktualisht është e sëmur, të gjithë shpresojmë se do të jetë më mirë. Ju lutem, po ju kërkoj shumë që të prisni derisa të kuptojmë pse ndodhi kjo. Unë nuk di asgjë. E gjithë kjo për mua është joreale.
Por ne kemi pesë vjet që jemi divorcuar dhe nuk e di se çfarë po bënte. Ne ishim në marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve. Ne nuk kemi debatuar për kujdestarinë apo edukimin, atë e kam lejuar t’i shohë kur të donte apo kur të donin fëmijët”, tha Zorica.
Vrasja e Vanjës nga pesë personat e dyshuar, sipas prokurorisë, është ndihmuar edhe nga babai Aleksandri i cili vrasësve ju ka dhënë informacion për vendndodhjen e Vanjës.
Sipas prokurorisë, babai këto informacione i ka dhënë që Vanja e rrëmbyer të përdoret si peng për të kërkuar para nga nëna, e cila kishte shitur një banesë dhe babai kërkonte pjesë.