Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ende është në qeli, ka reaguar pas deklaratave të bëra mbrëmjen e kaluar nga kryeministri Edi Rama.
Rama tha se për çështjen Beleri nuk do të negociohet as me Këshillin Europian, edhe nëse Athina zyrtare vijon të bëjë presion me bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE.
“Si bëhet betimi është pyetja? Deri më sot ju keni një vendim të Gjykatës së Lartë të para pak vitesh, e cila ka ngarkuar Gjykatën Speciale të trajtojë këtë çështje. Sepse kërkesa për të bërë betimin u bë te ne. Ne s’kemi asnjë mundësi të vendosim bëhet apo s’bëhet betim. Ne e kemi bërë shumë të qartë”, ka thënë ndër të tjerash Rama.
Sot, Beleri thotë se Rama shpalli vendimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe deklaroi se prokuroria e Vlores ka te drejtë të ushtroje kompetencat e SPAK, ndonëse Gjykata Kushtetuese akoma nuk e ka shqyrtuar çështjen.
DEKLARATA E BELERIT:
Një kërkesë për KLGj
Qe genjeshtrat e Kryeministrit mos te kalojne per te verteta po dhe per sqarim te publikut dhe kujt t’i interesoje, pergenjeshtroj deklarimet e Kryeministrit te dites sedjeshme. Sasia e genjeshtrave ne njesine e kohes ishte impresionuese.
– Policia ne ceshtjen Beleri ka nderhyre ne fund te aksionit, krejt e kunderta me ate qe thone dokumentat Policia ka qene iniciatorja e aksionit, madje aq iniciative kishte sa nje dite para e dinte se cilet prokurore do e merrnin ceshtjen ne Vlore. Bashkengjitur proceserbalin e policise per ndjekjen e Fredi Belerit date 08.05.2023, ora 10 dhe fleten e regjistrimit te dosjes/procedimit penal me nr. 618, ne prokurorine Vlore, qe mban date regjistrimi 09.05.2023, ora 14/48, dhe nje minute me vone eshte caktuar manualisht prokurorja qe policia e dinte nje dite me pare qe do e merrte kete ceshtje. Komentet po ia le profesionisteve qe kane diplome juridiku.
– Sipas Kushtetutes tone, garantohet ndarja e pushteteve dhe pavaresia e secilit prej tyre. Sot Kryeministri dha tre vendime ne emer dhe per llogari te Drejtesise se Re qe perbejne nderhyrje te hapur ne sistemin gjyqesor.
– Kryeministri shpalli vendimin e arrestimit ne flagrance, dosja eshte ne process ankimimi ne Gjykaten Kushtetuese. Flagrance ne arrestimin tim nuk ka patur per asnje moment dhe kete e tregojne dhe pamjet filmike qe une jam ndaluar sapo kam dale nga nje restorant ne shetitore te Himares pa pasur kurrefare lidhje me asnje fenomen te shitblerjes se votes, madje 2 km larg dhe vendngjarjes se prezumuar e te montuar keq e me nxitim nga polici qe nuk mban mend asgje dhe paska pas kohe te informoj kryepolicin Rama para se te me arrestonte mua.
– Kryeministri hapur shpalli vendimin e gjykates per kerkesen time, deklaroi se nuk do me jepet leje per t’u betuar, ndonese gjykata akoma nuk e ka rrezuar kerkesen time! Kryeministri, kesaj radhe tha qe pse u vonuan dhe se cuan qe ne fillim ne gjykate ceshtjen e betimit here te tjera ka thene qe gjykata e ka rrezuar kerkesen e betimit. E verteta eshte krejt tjeter. Kerkesa eshte cuar qysh ne ditet e para sapo gjykata e Vlores me konfirmoi legjitimitetin e mandatit te kryetarit te zgjedhur te Bashkise Himare. Kryeministri me qellim banalizon ceshtjet e ngritura nga Greqia. Nuk jam une misioni i Greqise, por jane te drejtat e votuesve te Himares qe nuk respektohen duke shkelur Kushtetuten, e drejta e votuesve per t’u shprehur qe mbrohet nga Kushtetuta, e drejta e tyre te qeverisen nga ai qe zgjodhen drejtepersedrejti. Po Kryeministri nuk pranon dot njerez te lire te shprehen lirshem. Jane te drejtat per proces te rregullt ligjor qe jane baza e shtetit qe nuk po respektohen dhe po neperkemben ne cdo aspekt te ketij procesi farse te montuar e per inate politike meskine. Nje vend qe synon te jete i barabarte me anetaret e BE, duhet te garantoje procesin e rregullt ligjor sidomos kur jane ne diskutim e drejta e popullit per te ushtruar sovranitetin nepermjet zgjedhjeve.
– Kryeministri shpalli vendimin e Gjykates Kushtetuese, hapur deklaroi se prokuroria e Vlores ka te drejte te ushtroje kompetencat e SPAK, ndonese Gjykata Kushtetuese akoma nuk e ka shqyrtuar çeshtjen!!
Kryeministri tha qe ai eshte reforma ne drejtesi! Nuk duhen gjykatat, vendimet i jep Kryeministri! Ai vlereson kompetencat e prokurorive dhe gjykatave, ai vlereson provat, ai jep vendimin dhe denimin. Para cdo seance gjyqesore te kerkesave te mia Kryeministri jep vendimin paraprakisht.
Pres reagim nga Keshilli i Larte Gjyqesor, do e ndjeje kesaj radhe presionin ndaj pushtetit gjyqesor apo e ndjen presionin vetem kur ndonje hallexhi shan ndonje gjyqtare per pamjen e jashtme.
Fredi Beleri