0.3 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeAvokati i Popullit /Kaq është përfaqësimi i shqiptarëve në sektorin publik

Avokati i Popullit /Kaq është përfaqësimi i shqiptarëve në sektorin publik

I ulët është numri i institucioneve dhe enteve, njësive të vetëqeverisjes lokale dhe subjekteve të formuara nga ana e tyre, të cilat në vitin 2022 kanë realizuar parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, shkruan Alsat.

Por, sa i përket numrit të përgjithshëm të të punësuarve në sektorin publik, sipas avokatit të popullit Naser Ziberi, ka ulje të maqedonasve dhe rritje të shqiptarëve edhe atë për 3,722 persona.

Megjithatë, në përqindje në këtë sektorë ka të punësuar 71.9 për qind maqedonas dhe 21.4 për qind shqiptar.

“Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit në nivel të përgjithshëm numri i të punësuarve nga komuniteti maqedonas është zvogëluar për 0,9%, kur ai ka qenë i përfaqësuar me 71,9%. Në vitin e kaluar 2022, komuniteti shqiptar ka shënuar një rritje të numrit të të punësuarve në sektorin publik me 0,8%, për dallim nga viti i kaluar kur përfaqësohej me 20,6% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve, që do të thotë se sot përfaqësohet me 21,4%. Tek komuniteti turk vërehet rritje me 0,1% e numrit të përgjithshëm të të punësuarave në administratën publike, për dallim nga viti i kaluar kur numri i tyre ishte 2,0%, tani është 2,1%. Sipas kësaj analize mosrealizimi i këtij obligimi kushtetues dhe ligjor në sektorin shëndetësor janë të punësuar 17% shqiptar, 1,5% turq, 1% rom dhe 0,6% vlleh. Ziberi ndërkohë prezantoi të dhëna tjetra ku në disa institucione tjera përfaqësimi i etniteteve është edhe më i ulët”, tha Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

“Konstatimet e vitit të kaluar janë se gjendja është e pavolitshme në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën Themelore Penale, Gjykatën e Apelit Shkup, Prokurorinë Themelore Publike Shkup, Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik, AMSHA (1%), Muzeumet, Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (5,6%), Shoqërinë aksionare për ekonomizim me hapësirat afariste dhe të banimit (2.6 %), MEPSO (9%), Agjencinë për film, Agjencinë për administratë (7%), Agjencinë për energjetikë (0%), Agjencinë nacionale për arsim evropian, Byronë për përfaqësimin e RMV-së në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut, Institutin për folklor dhe kështu me radhë, për fat të keq mbesin edhe këtë vit”, u shpreh tutje Ziberi.

Sipas avokatit të popullit komuniteti rom mbetet në nivelin e njëjtë si edhe vitin e kaluar i përfaqësuar me 1,3% në sektorin publik, që është identik edhe për komunitetin serb i cili është i përfaqësuar me 1,4% ndërsa komuniteti turk ka shënuar rritje nga 2 në 2.1 për qind.

Ndërsa sa i përket të dhënave të grumbulluara për përfaqësimin gjinor dhe arsimor, të njëjtat tregojnë se këtë vit në subjektet e sektorit publik të punësuar meshkuj janë 50.85% ndërsa femra 49,15%. / Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments