0.4 C
Tetovo
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeRaportohet se Interpol ka lëshuar urdhër-arrest për Radojqiqin, lider i grupit terrorist...

Raportohet se Interpol ka lëshuar urdhër-arrest për Radojqiqin, lider i grupit terrorist të 24 shtatorit

Interpol-i ka lëshuar fletarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Radoiçiq është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Ai dyshohet se është edhe organizator i agresionit të Banjskës më 24 shtator, ku u vra edhe polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Muaj më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar video nga banesa dhe vila ekskluzive e terroristit Milan Radoiçiq për çka pati shkruar se kanë dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi grupit terrorist në Banjskë ishte Milan Radoiçiq.

Sot është raportuar se Policia e Kosovës ka konfiskuar një anije me shpejtësi të madhe e që i përket Radoiçiqit.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka pranuar publikisht se ka marrë pjesë në organizimin e grupit terrorist që ushtroi agresion ndaj Kosovës, më 24 shtator. Ai është marrë në pyetje nga një Gjykatë në Beograd, ndërsa është liruar nga mbajtja, një ditë pas marrjes në pyetje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments