I pyetur se si e sheh faktin që në takimin e sotëm të liderëve ka 8 përfaqësues të partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Lëvizjes populli, Skender Rexhepi-Zejdi tha se është pasqyrë reale e gjendjes politike, por shtoi se është i bindur që në zgjedhje do të ketë dy blloqe në kampin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21.“Në këtë zgjedhje besoj se do të jenë dy blloqe të partive politike shqiptare dhe do të jetë një sihariq i mirë, se si do të vendosim, do të vendosin organet partiake”, theksoi Zejdi.