1 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSpasovski flet për vrasjen e 14 vjeçares nga Shkupi dhe 74 vjeçarit...

Spasovski flet për vrasjen e 14 vjeçares nga Shkupi dhe 74 vjeçarit nga Velesi

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në konferencën e sotme shpalosi detaje për vrasjen e Vanja Gjorçevës, 14 vjeçares nga Shkupi dhe 74 vjeçarit, Pançe Zhezhovski që u gjet i vrarë në afërsi të Velesit.

Sipas tij, në këto dy raste  dyshohen 5 persona, 3 prej të cilëve janë në paraburgim, një në bisedë informative dhe një jashtë shtetit.

“E mitura nga Shkupi dhe 74 vjeçari nga Velesi dje u gjetën nga policia të vrarë dhe të varrosur njëri në Shkup dhe tjetri në Veles. Masat e ndërmarra nga ana e policisë na sollën deri tek autorët e këtij krimi, ata janë privuar nga liria. Lidhur me dy rastet janë të dyshuar 5 persona, tre prej tyre janë në paraburgim, një është jashtë shtetit dhe personi i 5, babai i të miturës është ndaluar dhe me të po zhvillohet bisedë informative”, tha Spasovski.

Ministri Spasovski tha se motivi i dy vrasjeve ka qenë interesi, ndërsa në një rast është përfshirë edhe një person nga familja më e afërt e viktimës.

“Një prej personave, në marrëveshje dhe në dijeni, sipas konstatimeve fillestare, të një familjari ka organizuar ekzekutimin e krimit, me qëllim zhvatjen e parave nga nëna e të miturës, nga të cilat të gjithë personat e përfshirë do të përfitonin financiarisht”, tha Spasovski. 14 vjeçarja u raportua e zhdukur që nga 14 nëntori.

Viktima nga Velesi nuk ka lidhje me të miturën e vrarë, por në të dyja rastet autorët ishin të njejtë dhe se 74 vjeçari u vra për shkak të marrëdhënieve të papastruara me të dyshuarit. Automjeti i viktimës pas vrasjes është konfiskuar dhe më pas djegur.

E mitura Vanja është marrë nga banesa me atë mjet, pasi babai ka ndarë informacione për ditën dhe orën kur vajza do të dilte nga shtëpia.

“Ekzekutuesi kryesor, i cili e vrau të miturin me armë, u frikësua nga provat e hetimit, dhe është arratisur, po i ndjekim gjurmët e këtij përbindëshi dhe ai do të dalë para drejtësisë”, tha Spasovski.

Prindërit e të vrarës Vanja Gjorçevska janë të divorcuar. Të dyshuarit për këtë ngjarje të rëndë, të cilët Spasovski i quajti monstra, e njihnin familjen e Vanjës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments