3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZekiri pas aktgjykimit: Kam zbatuar paramendim të Qeverisë dhe Bytyqit, do ta...

Zekiri pas aktgjykimit: Kam zbatuar paramendim të Qeverisë dhe Bytyqit, do ta ankimoj vendimin

Ish sekretari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zekiri, pas shpalljes së aktgjykimit, sipas të cilit ai u shpall fajtor dhe u dënua me dy vjet e gjysmë burg dhe detyrim për të kthyer në buxhetin e shtetit mbi 1.1 milion euro, para mediave deklaroi se do të ankohen në Apel që në tërë procesin, sipas tij, nuk është dëshmuar paramendimi i veprës, njofton Portalb.mk.

“Unë vetëm kam zbatuar paramendim të të tjerëve, gjegjësisht të Qeverisë, të cilat u propozuan nga zëvendëskryeministri i Çështjeve Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Kam përmendur edhe në fjalët përfundimtare, shembujt në Qeveri, kur obligohet sekretari i përgjithshëm, në mënyrë eksplicite theksohet se kur është në pyetje zbatimi i furnizimeve publike, në këtë rast nuk ishte, a gjithashtu edhe këshilltarët juridik në Qeveri nuk kanë kundërshtuar. Nuk isha unë ai që i ka parë marrëveshjet, por i kanë parë ekspertët juridik në Qeveri dhe në asnjë moment nuk më kanë thënë se unë nuk duhet të nënshkruaj”, shtoi Zekiri.

Aktgjykimi nuk është i plotfuqishëm, palët kanë të drejtë të ankohen. Nëse vërtetohet në Apel aktgjykimi, në dënimin me burgim të shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, që nënkupton se Zekirit i mbetet të vuaj dënim me burg edhe 11 muaj

Zekiri u gjykua mbi akuzën e Prokurorisë, për lidhje kontratave për shërbime konsulente për analizimin e situatave në Postat dhe Hekurudhat e RMV-vë, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”.

Sipas gjyqtares Fanka Jançuleva Mihailovska, Zeqiri ka lidhur kontratë në katër sy, pa dhënë mundësi për oferta konkurruese.

“Muhamed Zeqiri është fajtor sepse nga prilli 2021 deri në mars 2022, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm, ka kryer dy veprime të lidhura me kohën. Ai në cilësinë e zyrtarit ka ndërmarrë një veprim me qëllim përfitimin pasuror për një tjetër. Më 4 maj 2021, pa kryer procedurë publike, ka lidhur kontratë me kompaninë Interholding në shumën 795 mijë euro pa TVSH, në të cilën është ndihmuar qëllimisht nga shtetasit e dyshuar kroatë të cilët nuk janë në dispozicion të organeve të rendit“, tha në aktgjykim gjyqtarja Jançuleva Mihailovska, duke shtuar se kompania është hapur 20 ditë para nëshkrimit të Marrëveshjes.

Qeveria, nga ana tjetër, ka paguar shumat e nënshkruara nga Zeqiri me Interholding, të cilat i kanë shkaktuar dëm buxhetit.

“Gjykata e dënon të akuzuarin Muhamed Zekiri me burgim prej 2 vjet e gjashtë muaj, ndërsa në dënimin me burgim të shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Muhamed Zekiri obligohet që në afat prej gjashtë muajsh pas aktgjykimit, të kompensojë dëmin prej 71.338.336 denarë (mbi 1.1 milion euro)”, tha gjyqtarja Mihailovska.

 fjalët përfundimtareZekiri mohoi akuzën e Prokurorisë në tërësi.

“593 ditë zgjatë drama ime personale as fajtor e as borxhli, siç dëshmoi rrjedha e  gjykimit, 593 ditë agoni në të cilat jeta imë është përmbysur, aq ditë kanë vuajtur edhe anëtarët e familjes time, të cilët janë edhe më pak fajtor dhe borxhli”, tha Zekiri.

Ai porositi gjykatën që në atmosferë të bindjes së përgjithshme të korruptimit të politikës në tërësi, nuk duhet të lejojë që përskaj të thatit të digjet edhe i njomi, pasi akuzat e Prokurorisë sipas tij janë të pabaza.

Nga ana tjetër, sipas Prokurorisë e përfaqësuar nga prokurorja Katerina KolareviqZekiri në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani me vlerë totale prej gati një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro më shumë se 795.000 të rënë dakord paraprakisht. Për këtë, Zekiri tërësisht mohon duke theksuar se vlera e 147.000 eurove është për TVSH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments