3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZgjedhjet 2024: Liderët takohen që të (mos)dakordohen!

Zgjedhjet 2024: Liderët takohen që të (mos)dakordohen!

Disa nga temat që kryeministri dhe liderët e partive parlamentare do të vënë në tryezë në takimin e liderëve janë data e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, përfshirja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR në Kodin Zgjedhor, integrimet euro-atlantike, heqja e qeverisë teknike, kompletimi i KSHZ-së, pastrimi i Listën Zgjedhore etj. Data e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, përfshirja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR në Kodin Zgjedhor, integrimet euroatlantike, heqja e qeverisë teknike, kompletimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), pastrimi i listës zgjedhore, janë vetëm disa nga temat që kryeministri dhe liderët e partive parlamentare do t’i vendosin në tryezë në takimin e liderëve që e paralajmëroi Dimitar Kovaçevski, ndërsa lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pranoi që ai takim të mbahet të hënën, shkruan PRESSonline.al

Krerët e partive duhej të merrnin ftesat dje për takimin. Kovaçevski dhe Mickoski kanë specifikuar edhe orarin e takimit të liderëve që ai të jetë pikërisht në mesditë, pasi lideri i opozitës ka kërkuar që takimi të bëhet pas orës 11:00 sepse para kësaj ka orë me studentë.

– Nga media mësuam se kryeministri Kovaçevski për të hënën cakton takim liderësh lidhur me zgjedhjet. Një komunikim i tillë përmes mediave për çështje kaq të rëndësishme është zgjedhja e tij. Një takim liderësh sigurisht që është i pranueshëm për të hënën, në të cilin presim të diskutojmë përfundimisht për përcaktimin e datës së zgjedhjeve, pranimin e vërejtjeve të OSBE/ODIHR-it, si dhe ofertën për të shfuqizuar një qeveri teknike, në këmbim të mospasjes së një kryeministri teknik nga ana e BDI-së. Në të njëjtën kohë, pasi që është vendosur që të komunikohet përmes mediave, kërkojmë që takimi të bëhet pas orës 11:00, të hënën, sepse kryetari i VMRO-DPMNE-së ka orë me studentë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ku punon si një profesor me kohë të plotë – informuan nga partia opozitare, përcjell PRESSonlie.al

Kovaçevski njoftoi një takim liderësh për një marrëveshje për zgjedhjet e së hënës. Përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare dhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do të marrin ftesa për takimin e liderëve.

– Do të diskutojmë për integrimet euroatlantike të vendit, mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta presidenciale dhe parlamentare dhe ndryshimet në Kodin zgjedhor – tha Kovaçevski.

Është e sigurt se do të arrihet marrëveshje mes liderëve për zgjedhje të përbashkëta më 8 maj si datë e vetme për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen në mandatin e rregullt, por edhe se qeveria do të refuzojë ofertën e Mickoskit për shfuqizimin e qeverisë teknike në 100 ditët e fundit të mandatit për të mos pasur kryeministër nga BDI. Rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-it, të cilat palët i trajtojnë si teknike, pritet të futen në Kodin Zgjedhor. Dilema mbetet nëse liderët do të bien dakord se kush do ta plotësojë vendin vakant në KSHZ, pasi në konkurs kanë konkurruar edhe kandidati i mbështetur nga Besa dhe ai i Aleancës për Shqiptarët. Nëse vërtetohet informacioni i “Sloboden Peçat” se LSDM-ja do ta mbështesë kandidatin opozitar të Besës, është e mundur që kjo të shkaktojë mosmarrëveshje të reja mes partnerëve qeveritarë Kovaçevski dhe Arben Taravari. Nga Aleanca thonë se nuk po e japin vendin në KSHZ, por nuk saktësojnë nëse Taravari do ta vendosë këtë çështje në tryezën e takimit të liderëve.

Nga ana tjetër, një zyrtar i lartë i Lidhjes Evropiane për Ndryshim, në një prononcim për “Sloboden Peçat”, thotë se janë në pritje të ftesës për takimin e liderëve që të formulojnë qëndrimet e tyre.

– Nga ftesa do të shohim se për çfarë po e thërret Kovaçevski takimin e liderëve dhe për çfarë dëshiron të diskutojmë, e pastaj do të shohim se cilat do të jenë qëndrimet tona. Një gjë është e qartë – pa anëtarin tonë në KSHZ nuk do të ketë zgjedhje – thotë zyrtari, përcjell PRESSonline.al

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi ditë më parë tha se sipas njoftimeve dhe dinamikës së supozuar, nëse zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale mbahen së bashku më 8 maj, ai do t’i shpallë zgjedhjet më 27 ose 28 shkurt. Nëse do të ketë zgjedhje të përbashkëta, sipas marrëveshjes së Përzhinës, qeveria teknike duhet të formohet më 27 ose 28 janar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments