10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeStoltenberg zhvilloi takim me krerët institucional, Maqedonia e Veriut u vlerësua si...

Stoltenberg zhvilloi takim me krerët institucional, Maqedonia e Veriut u vlerësua si shtet aleat për stabilitetin rajonal

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot me nderimet më të larta në pllajën përballë Qeverisë, priti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ndodhet në vizitë zyrtare, për herë të parë që kur vendi ynë u bë anëtar i NATO-s. Kovaçevski-Stoltenberg: Maqedonia e Veriut është aleat i çmuar, stabiliteti dhe prosperiteti i vendit i sigurt me anëtarësimin në NATO

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili sot ndodhet për vizitë zyrtare në vend, zhvilluan një takim kokë më kokë, pas së cilës zhvilluan një takim dypalësh së bashku me delegacionet.

Në takimin dypalësh ku morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, u diskutua për rolin e Maqedonisë së Veriut si  aleat i çmuar i NATO-s, vend anëtar që bën një kontribuon në realizimin e synimeve të NATO-s dhe mbetet e përkushtuar për të marrë pjesë në operacionet dhe misionet e Aleancës.

Në takim u theksuan edhe përfitimet konkrete politike dhe ekonomike për vendin nga anëtarësimi në NATO. Kryeministri Kovaçevski theksoi se stabiliteti dhe siguria e mundësuar përmes anëtarësimit në NATO është e një rëndësie të madhe për zhvillimin e ekonomisë dhe është përfitim i drejtpërdrejtë si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë në Maqedoninë e Veriut.

Në takim, bashkëbiseduesit theksuan se është jashtëzakonisht e rëndësishme si për vendin ashtu edhe për rajonin që Maqedonia e Veriut, në baza të barabarta me aleatët e saj, të marrë pjesë aktive në diskutimet për sigurinë rajonale, evropiane apo globale, duke ndarë qasjen e saj specifike në mënyrë konstruktive në zgjidhjen e sfidave përmes dialogut të hapur, i cili është bazë për ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

ekretarin Stoltenberg në aeroportin e Shkupit e priti ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

“Mirë se erdhe në Maqedoninë e Veriut, një aleat i përkushtuar dhe i dëshmuar në Aleancë.Jemi të nderuar që takimi i përbashkët me liderët e Maqedonisë së Veriut dhe aleatëve – Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë – do të zhvillohet në kryeqytetin maqedonas. Kjo tregon se NATO e vlerëson rolin e Maqedonisë së Veriut si aleate dhe shtyllë e rëndësishme e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, tha ministrja pas mirëseardhjes së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Stoltenberg pas takimit me Kovaçevskin, ka zhvilluar takim edhe me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi, ndërsa pas takimit ai ju është drejtuar edhe deputetëve në Kuvend.

Presidenca raportoi që presidenti Pendarovski ka shprehur gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut që të kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Stoltenberg në Maqedoninë e Veriut është në kuadër të vizitës së tij katërditore në Ballkanin Perëndimor.

Kreu i NATO-s do të marrë pjesë edhe në takimin joformal të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni, të organizuar nga Maqedonia e Veriut.

Kryeministri Kovaçevski dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, në orët e pasdites kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media ku theksuan që rruga eurointegruese e Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments